Beyonce Knoëles publikoi ditën e enjte, për herë të parë fotografitë e festimeve të 31-vjetorit të saj.
Këngëtarja, e cila mbushi 31 vjeç në 4 shtator, postoi disa imazhe personale gjatë ditës në rrjetin shoqëror “Tumblr”.
Në njërin prej këtyre fotografive, ajo shfaqet e veshur me rroba banjo, në rehatinë e saj personale, gjatë një udhëtimi me jaht në Francën Jugore.
Në një tjetër imazh, këngëtarja shfaqet duke prerë një tortë ditëlindjeje, e fotografuar prej bashkëshortit të saj, Jay Z.
Pasi lindi vajzën e saj të parë në janar, Beyonce mori disa kohë pushim, duke iu dedikuar të porsalindurës.
Megjithatë, pushimet e shtatorit ishin të fundit për disa kohë, ndërsa 31-vjeçarja i është rikthyer me intensitet punës për realizimin e albumit të saj të ri dhe disa projekteve të tjera.
Top Channel