Para dhe pas një ndeshjeje boksi
15/11/2012 14:15
Howard Schatz është një fotograf profesionist i cili ka shpenzuar 6 vite të jetës së tij duke fotografuar boksierët para dhe pas një ndeshjeje boksi.
72-vjeçari amerikan thotë: “Pasi ka humbur, një boksier nuk flet me njeri. Është i turpëruar dhe në siklet. Janë shumë ndryshe nga të gjithë sportistët e tjerë dhe e kam pasur të vështirë t’i bindja për fotot.”
Schatz i ka grumbulluar 300 imazhet në një libër të veçantë. Libri quhet ‘At the Fights: Inside the World of Professional Boxing’.
Top Channel