Nadal, një javë nga rikthimi

15/11/2012 19:40

Pas një ndalese të gjatë për shkak të problemeve fizike, Rafael Nadal rikthehet në fushë javën e ardhshme, përpara se të marrë pjesë në finalen e Kupës Davis, midis kombëtares spanjolle dhe asaj çeke.

I rënë në vendin e katërt në botë për shkak të mungesës së tij, Nadal nuk luan një ndeshje zyrtare që prej 28 qershorit, kur u eliminua në raundin e dytë të Uimbëlldonit, nga i panjohuri Lukas Rosol, në një ndeshje në të cilën spanjolli pësoi një tërheqje muskulore.

Lajmin e rikthimit të Nadalit në fushat e tenisit e dha xhaxhai dhe njëkohësisht manaxheri i tij, Toni Nadal.

“Rafa është duke u rikuperuar nga dy dëmtime, por gjërat kanë shkuar mirë deri tani dhe ai duhet të rikthehet të luajë javën e ardhshëm. Kryesorja është që dëmtimi në tendinë është rikuperuar tërësisht dhe tani duhet vetëm që të rikuperohet gjendja e duhur fizike”, deklaroi Toni.

Top Channel