Logoja e Dortmundit si gur varri

15/11/2012 00:00

Pak minuta para se të ndërronte jetë nga tumori, Jens Pascal Schmidt pëshpëriti në veshin e së ëmës dëshirën e fundit: “Kur të kem vdekur, dua që guri i varrit tim të jetë me logon e Borusias së Dortmundit”.

Familjarët dhe miqtë kërkuan të realizonin dëshirën e 9-vjeçarit, por kjo hasi në refuzimin e Kishës. Ai u varros në varreza katolike ku Kisha nuk lejonte që guri i varrit të tij të mbante emblemën e një skuadre futbolli.

Rasti në fjalë bëri bujë dhe mënjëherë qindra aktivistë u angazhuan në ndërmarrjen e një fushate në internet për t’i dorëzuar një peticion klerit fetar, ku i kërkohej të lejonte plotësimin e amanetit të tifozit të vecantë të Dortmundit. Pas rritjes së valës së kritikave Kisha u tërhoq nga vendimi i saj dhe lejoi familjarët të plotësojnë dëshirën e tij.

Dhjetorin e shkuar, kur e kishte marrë lajmin se sëmundja po përparonte dhe se mjekët nuk kishin ç’të bënin më, Jens u vizitua në spital nga mbrojtësi i Dortmundit Marcel Schmeltzer, portieri Roman Weidenfeller, kapiteni Sebastian Kehl dhe trajneri Jurgen Klopp, ky i fundit i veshur si babagjyshi i Vitit të Ri.

   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA