Lady Gaga, e (zh)veshur si përherë

15/11/2012 13:20

Lady Gaga ndodhet aktualisht në Buenos Aires dhe në një shëtitje në rrugët e kryeqytetit të Argjentinës ditën e mërkurë, Lady Gaga u shfaq para kalimtarëve e (zh)veshur si zakonisht.

26-vjeçarja është në Amerikën Latine për turin e saj botëror dhe të premten e ka radhën koncerti në Argjentinë.

Këngëtarja u dha autografë dhe bëri fotografi me fansat e saj që e prisnin jashtë hotelit ku po qëndron.

Të shtunën e kaluar Lady Gaga mbajti një koncert të madh në Brazil.

Top Channel