Emma Stone, femra e veshur më bukur
15/11/2012 10:15
Emma Stone është cilësuar si femra e veshur më bukur e vitit 2012 nga revista ‘Vogue’.
Aktorja 24-vjeçare ka lënë pas në këtë renditje Rooney Mara, Kristen Stewart, Leelee Sobieski dhe Zoe Saldana.
Në këtë klasifikim janë marrë parasysh vetëm femra që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Emma Stone është bërë e njohur me filmin ‘Crazy Stupid Love’ dhe së fundi ka interpretuar në filmin ‘The Amazing Spider-Man’ së bashku me partnerin e saj në jetën reale, Andrew Garfield.
Ja 10 femrat e veshura më bukur të vitit 2012:
Emma Stone
Rooney Mara
Leelee Sobieski
Zoe Saldana
Lauren Santo Domingo
Solange Knowles
Kristen Stewart
Lily Kwong
Kimberly Chandler
Dree Hemingway
Top Channel