E drejta e autorësisë dhe Kina

15/11/2012 00:00

E drejta e autorësisë mbetet ende e panjohur për Kinën dhe kompanitë kineze. Në frymën e këtij parimi, kompani të prodhimit të motorrave u paraqitën në sallonin e ekspozimit në Milano të mjeteve me dy rrota me modele thuajse të ngjashme me legjendaren italiane, Vespa.

Por debutimi u ndërpre nga një suprprizë e pakëndëshme. Autoritetet italiane vendosën të bllokojnë motorrët me arsyen e shkeljes së të drejtës së autorëisë.

Gjashtë motorra të destinuar për t’u ekspozuar në sallon për publikun italian u bllokuan nga “Guardia di Financia”. Ata i përkisnin kompanive kineze të prodhimit të motorrave, TaoTao dhe Wanly Weiye International.

Mjetet ishin thuajse identike me Vespa-n, biles në reklamim vihej edhe përshkrimi “Vespa Model”. Operacioni u ndërmor pas denoncimit të bërë nga kompania italiane e cila ka kërkuar që simotrat e saj kineze të kërkojnë më parë autorizimin për përdorimin e modeleve të saj.

Prej vitesh tashmë mallrat kinezë dominojnë tregun, sidomos në vendet e varfëra dhe në ato në zhvillim, shpesh duke iu prezantuar tregut si mallra të markave me emër. Kostoja e lirë e krahut të punës në vendin e madh aziatik ndihmon në nxjerrjen në treg të produkteve me çmim më shumë se sa të arsyeshëm, pavarësisht se në të shumtën e rasteve hiqet dorë nga cilësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA