Dyndje shqiptarësh për mësimin e gjuhës kineze

15/11/2012 18:45

Dhjetë vjet më parë, askush nuk e kishte imagjinuar që gjuha kineze do të merrte një vrull kaq të madh.

Vitin e kaluar, për herë të parë në botë “kinezçja” u bë gjuha që numri më i madh i të huajve ka nisur të studiojë.

Duket se kjo tendencë po përfshin edhe vendin tonë. Esmeralda Tasho tregon se qendra e gjuhëve të huaja ka hapur kurse për të mësuar hieroglifet e gjuhës aziatike.

“Kemi gati 13 vjet që operojmë me shërbime dhe së fundmi ka një interesim të madh për mësimin e gjuhëve aziatike. Kryesisht, të interesuarit janë studentë, përgjithësisht të gazetarisë ose gjuhëve të huaja”, shprehet drejtuesja e qendrës.

E kush më mirë se një kinez mund të të mësojë gjuhën më të kërkuar në botë. Shoni, me profesion ekonomist, tregon arsyet përse ka zgjedhur vendin tonë për ta përçuar atë.

“Që në fëmijëri kam lexuar histori për Shqipërinë. Në ato kohë, në vitin 1960, në Kinë ishim shumë afër dhe më pas mësova për histori. Prandaj, përpiqem që ta bëj Shqipërinë sa më të njohur për kinezët dhe anasjelltas, pasi vendi juaj është një vend me të vërtetë i bukur”, shprehet Shoni.

Megjithëse mund të duket një gjuhë shumë e vështirë, Shoni nuk nguron të thotë se është më e lehtë se shqipja.

“Ju siguroj se në gjashtë muaj studim intensiv, çdokush mund të mësojë të flasë mirë gjuhën kineze. Me shqipen, do të duhet më shumë kohë”.

Zhvillimet e funidt e kanë bërë Kinën fuqinë e dytë ekonomike të planetit, ndërsa “kinezçja” me sa duket po bëhet fuqia e parë linguistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA