Del Piero “ndërron fanellën” me Elton John

15/11/2012 11:55

Alessandro Del Piero ka nisur prej disa muajsh tashmë aventurën e tij të re në futbollin australian pasi u largua nga Juventusi dhe futbollisti 38-vjeçar tashmë po shijon edhe jetën jashtë fushave duke qenë se futbolli në Australi nuk është edhe aq kërkues.

Sulmuesi veteran është takuar në Sidnei në një program televiziv australian me këngëtarin legjendar britanik Elton John dhe kanë shkëmbyer dy fanella të personalizuara të ekipit Sidney FC.

Elton John tha: “Djali im po bën 2 vjeç dhe i pëlqen shumë futbolli. Ka nisur të godasë topin dhe kjo bluzë do i pëlqejë shumë.”

Ndërsa Del Piero deklaroi: “Jam një fans shumë i madh i Elton John. E gjithë familja ime e ka adhuruar muzikën e tij.”

Kur u pyet se kush ishte kënga e preferuar nga Elton John, ish-kapiteni i Juventusit u përgjigj: “Më pëlqejnë shumë këngë të tij. Është një gjeni.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA