Britania dhe Jolie bashkohen kundër përdhunimit

15/11/2012 18:20

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague dhe një prej aktoreve hollivudiane më të njohura në botë, Angelina Jolie, u takuan ditën e enjte, për të luftuar së bashku përdorimin e përdhunimit si një armë lufte.

Duke komentuar mbi këtë problem, të zakonshëm në Afrikë dhe vende të tjera të përfshirë nga konfliktet, Hague pranoi se mund të bëhet më shumë në këtë drejtim.

“Është e rëndësishme që t’i kushtohet më shumë vëmendje parandalimit të dhunës seksuale gjatë dhe pas një konflkti”, deklaroi Hague.

Ai premtoi se Britania do të formojë një skuadër ekspertësh, që do të zhvendoset në zonat problematike, për të mbështetur misionet e OKB-së dhe hetuar rastet e dhunës seksuale.

Ekipi britanik do të formohet nga 70 specialiëtë, që përfshijnë efektivë të policisë, avokatë, psikologë, doktorë, mjekë ligjorë dhe persona të tjerë të kualifikuar për të asistuar viktimat e përdhunimeve apo dëshmitarët.

Nga ana e saj, Angelina Jolie, një ambasadore e paqes e OKB-së, foli për rëndësinë e ndërgjegjësimit për nevojën e parandalimit të dhunës seksuale në vatra të ndryshme të ndezura konfliktesh në botë.

“Në shumë konflikte, përdhunimet konsiderohen një taktikë lufte. Ato jo vetëm shkaktojnë dhimbje apo dëmtimin e një individi, por edhe shkatërrimin e familjes së tij, komunitetit dhe grupeve të ndryshme etnike”, deklaroi Jolie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA