Zjarrëfikeset zhvishen për bamirësi

14/11/2012 11:50

Një brigadë zjarrëfikësesh femra në Britaninë e Madhe patën idenë e rrallë për t’u zhveshur për një kalendar, paratë e të cilit do të shkojnë për qëllime bamirësie.

Një nismë që ndodh për herë të parë, zjarrëfikëset e Jorkshajërit jugor pozuan në pozicione joshëse, me qëllimin që të grumbullojnë fonde për thellimin e kërkimeve për luftën kundër kancerit.

Kalendari do të dalë në shitje në faqen e ankandeve “eBay”, nën titullin “Fire Girls 2013”, për vetëm gjashtë stërlina.

Ndryshe nga shumë kalendarë të tjerë, si përshembull ai i “Ryan Air”, që janë fokusuar kryesisht në erotizmin, femrat pjesëmarrëse në kalendarin e zjarrëfikëseve janë nga 23-54 vjeç dhe pozat bien gjithashtu në sy për larshmërinë e panoramave të ndryshme në sfond.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA