Një shtetas amerikan, i cili kaloi vitet e fundit të jetës së tij duke u përpjekur që të shndërronte trupin në një tigër, ndërroi jetë i vetvrarë disa ditë më parë.
54-vjeçari Dennis Avner, një ish-efektiv i flotës ushtarake amerikane, iu nënshtrua disa operacioneve plastike gjatë jetës së tij, në përpjekje për t’u shndërruar gjithmonë e më shumë në kafshën e egër.
Disa prej këtyre operacioneve synonin t’i krijonin qime të ngjashme me ato të hundës së një tigri të vërtetë, ndërsa ai kishte instaluar edhe disa thonj të rrallë mekanikë.
Midis ndërhyrjeve të tjera që realizoi, përfshiheshin ndërhyrja kirurgjikale për të bërë veshët me majë, kraharori prej silikoni, proteza në parakrah, ndërhyrje në dhëmbë, tatuazhë dhe pirsing në fytyrë.
Një person i konsideruar nga të njohurit si i dashur dhe kompleks, Avner vendosi të kryente vetvrasje, ndërsa duke qenë se jetonte i vetmuar, trupi u gjet me disa ditë vonesë.
Top Channel