Studenti gjen veten në pikturën 5-shekullore

14/11/2012 10:45

Një student amerikan gjeti në mënyrë të pabesueshme portretin identik të tij, në një pikturë të Rilindjes, të realizuar në shekullin e XVI nga një artisti italian, identiteti i të cilit nuk njihet.

Max Galuppo ishte duke vizituar një muze në FiIadelfia së bashku me të dashurën e tij, kur u shtang teksa pa veten në pikturën e vendosur në muzeun në fjalë që prej vitit të largët 1917.

”Ishte me të vërtetë e pabesueshme, të shihja të dashurin tim, të veshur me rroba mesjetare dhe shpatë, në një pikturë të shekujve më parë. Nga portreti dhe trupi, personi në pikturë është identik me Max”, deklaroi Nikkie Curtis, e cila bëri këtë zbulim.

Pas këtij zbulimi, amerikani vendosi që të bënte një kërkim në prejardhjen e pikturës dhe gjeti se ajo vinte nga e njëjta zonë e Italisë, nga e cila vijnë edhe paraardhësit e tij.

”Piktura është bërë në atë zonë të Italisë nga e cila janë gjyshërit e mi. Mbase, ka qenë pikërisht një paraardhës i imi i largët që ka pozuar në atë pikturë”, u shpreh Galuppo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA