Scherzinger në funeralin e gjyshes

14/11/2012 11:00

Ish-këngëtarja e grupit “Pussycat Dolls” mbërriti ditën të martën e gjitha e veshur me të zeza në aeroportin e Los Anxhelosit, për t’i dhënë lamtumirën gjyshes së saj që ndërroi jetë në fundjavë.

Këngëtarja shoqërohet nga i dashuri i saj, piloti i Formulës 1, Lewis Hamilton, i cili ndryshe nga 34-vjeçarja, nuk dukej veçanërisht i trazuar nga lajmi i hidhur.

Një mbrëmje më parë, gjyqtarja e “Factor X” në Britaninë e Madhe kishte shpërthyer dy herë në lot gjatë zhvillimit të serisë së radhës së kësaj gare muzikore.

Kënga që preku më shumë Scherzinger, e ndikuar nga ndarja nga jeta e gjyshës së saj, ishte “Heaven” e Eric Clapton, kënduar nga një prej konkurrentëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA