Sampdoria-Genoa, “ndizen” gjakrat

14/11/2012 04:58

Sampdoria-Genoa, derbi i Lanterna-s, i programuar mbrëmjen e së dielës, më 20:45, ka krijuar që tani probleme.

Grupi i tifozëve Digos të Xhenovës, do të donin që ndeshja të luhej gjatë mbasdites, gjë që e kanë nënvizuar përmes një letre të shkruar mbi tavolinën e Zyrës së Kabinetit.

Ndeshja është e një rrezikshmërie të lartë, për shkak të rivalitetit të madh mes dy tifozerive. Të martën, një grup tifozësh të Sampdoria-s kanë takuar trajnerin Ferrara dhe kapitenin Gastaldello.

Kur duhen edhe 5 ditë nga zhvillimi i derbit, tensioni në qytet ka arritur nivelet maksimale. Sigurisht, bëhet fjalë për një rivalitet të theksuar mes dy tifozerive, por momenti aktual i dy skuadrave, Sampdoria e Genoa, nuk ndihmon aspak.

Përkundrazi, Grifone-t, që kanë humbur 5 sfidat e fundit (4 me Delneri-n) janë momentalisht në vendin e 3-të nga fundi i renditjes, në kuotën e 9 pikëve.

Akoma më keq janë “blucerchiati”-t, që vijnë pas 7 humbjeve radhazi në kampionat. Për Ferrara-n, sfida e së dielës përfaqëson “dushin” e fundit.

Të martën, një delegacion i ultrasve të Sampdoria-s kanë kërkuar dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedim me trajnerin e kapitenin Gastaldello, në fushën stërvitore të Bogliasco-s. Takimi, i zhvilluar në mënyrë civile, zgjati 40 minuta.

Top Channel