Denis: Argjentina nuk është më e sigurt

14/11/2012 04:45

German Denis shpjegon motivin e “K” (me të cilën iu referua presidentes argjentinase Kirchner) me shenjën e ndaluar të shfaqur te nënfanella e tij, gjatë ndeshjes kundër Interit.

“Kam frikë për familjen time. Në Argjentinë nuk ka më siguri. Mamaja ime u kërcënua me një pistoletë në gjoks, gjatë një grabitjeje, ndërsa 2 vite më parë një familjar i imi u vra”, tha lojtari i Atalantës.

“Nuk më intereson politika – shtoi sulmuesi i ekipit bergamask – por shpresoj që situata të ndryshojë së shpejti në vendlindjen time”.

Top Channel