Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish finalistja e BBV: Jam shumë e lumtur
Chris Hemsworth është duke xhiruar skenat e filmit ‘Thor 2’ në Londër të Anglisë dhe duke qenë se personazhi kryesor që ai interpreton është një superhero i librave me ilustrime, betejat ku përfshihet janë të përgjakshme.
29-vjeçari australian është fotografuar i gjakosur në sheshxhirim duke “luftuar” me të keqin e filmit: Malekith, i interpretuar nga Christopher Eccleston.

Intriga e filmit të dytë është mbajtur sekret, por mendohet se do të përqendrohet sërish tek marrëdhënia jo e mirë e Thor me vëllain e tij, Loki.

Regjisori i filmit të dytë të superheroit nga një planet tjetër do të jetë Alan Taylor.
Në kastin e filmit janë edhe aktorët Natalie Portman, Kat Dennings, Idris Elba, Anthony Hopkins, Stellan Skarsgard dhe Zachary Levi.

Top Channel