Betejë “titanësh” në Alaskë

14/11/2012 12:10

Një peshk i vetëm mund të shndërrohet në shkakun e një zënke “titanësh”.

Ishte pikërisht kjo ajo që ndodhi në Alaskë, kur dy arinj të mëdhenj të murrmë, u ndeshën midis tyre në një duel të rrallë, të nisur për një salmon të kapur në lumë.

Ndonëse zënka të tilla nuk janë të panjohura, fotografimi i një dueli të tillë midis arinjve ishte unik dhe kërkoi një kurajo të jashtëzakonshme nga fotografi 60-vjeçar, Shogo Asao, i cili ndodhej në rrezen e sulmit të gjitarëve mishngrënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA