Arrestohet vajza e Bon Jovi

14/11/2012 20:40

Vajza adoleshente e Jon Bon Jovi është arrestuar në kolegjin e saj mëngjesin e së mërkurës pasi i është gjetur në dhomë një sasi heroine. Policia e Nju Jorkut mori një telefonatë ku njoftohej se 19-vjeçarja Stephanie Rose Bongiovi ishte pa ndjenja në dhomën e konviktit të kolegjit Hamilton.

Stephanie mori edhe mjekim për një mbidozë heroine dhe pritet që shumë shpejt të dalë nga spitali.

Sipas people.com, vajzës së këngëtarit të famshëm i është gjetur në dhomë, përveç një sasie të vogël heroine, edhe marijuanë.

Stephanie është fëmija i parë i Bon Jovi. Këngëtari ka edhe tre djem me partneren Dorothea Hurley, me të cilën ka 23 vite i martuar dhe është një nga çiftet më solide në Hollivud.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA