Tamara: U ndava, sepse nuk më bënte të qeshja

13/11/2012 03:38

Tamara Ecclestone mund të jetë beqarja më e lirshme në botë, por qëndron me këmbë në tokë, më shumë nga sa e mendojnë njerëzit.

Milionerja e zjarrtë braktisi ish të dashurin e saj, Omar Khyami, në fillim të këtij viti, teksa i ka dhënë tashmë edhe goditjen përfundimtare atij.

Tamara, 28 vjeç, zbuloi se ish i dashuri nuk ishte thjesht një djalë simpatik, por kishte të tjera cilësi, nga të cilat ajo u tërhoq.

Duke folur për revistën Loaded, ndërkohë që bënte disa foto të nxehta, ku tregoheshin format e trupit të saj, Tamara shpjegoi ekzaktësisht se çfarë kërkon te një mashkull.

“E di që tingëllon si diçka e kotë, por ata duhet të më bëjnë për të qeshur. Nëse dikush nuk më bën të qesh, atëherë nuk do të ketë shanse me mua”, tha ajo. Më pas shtoi, me një buzëqeshje dinake në fytyrë: “E keni parë ish të dashurin tim?”

Pasi i ka shpëtuar asaj që ajo vet e konsideron si një “arratisje me fat” nga lidhja e saj e fundit, personazhi i shquar është gati të përqafojë jetën e vetme.

Ajo tha për revistën: “Ndihem sikur ky të jetë një fillim i ri, pasi vij një nga arratisje me fat. Po e shijoj me të vërtetë jetën aktuale. Më nevojitej të isha vetëm për pak kohë. Kam shkuar gjithmonë nga një lidhje te tjetra, kështu që është mirë të pushoj paksa”.

Tamara shfaqet tepër joshëse, teksa pozon me të brendshme të zeza, duke mbajtur të veshura edhe taka Louboutin, të preferuarat e saj.

“Kam kuptuar më në fund se jeta ime ka shumë privilegje, por prindërit e mi kanë qenë të bindur se kanë rritur fëmijë, me të dyja këmbët në tokë. Ata janë pothuajse ‘të marrë’, por më kanë rritur me baza. Fjala ‘në këmbët e mia’ nënkupton se ‘më e mira do të vijë’, ndaj dhe jam këtu, pasi i besoj realisht kësaj. Ky nuk ka qenë një vit i lehtë për mua, përgjithësisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA