Stewart dhe Patt në premierën e Twilight

13/11/2012 00:00

Në Los Anxheles u shfaq premiera e “Twilight Breaking Dawn 2”, ku në tapetin e kuq nuk kishte si të mungonin dy protagonistët e kësaj sage, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.

Ajo që ra më shumë në sy ishte veshja transparente e Stewart, që linte pak për imagjinatën.

Aktorja u shfaq në një formë të mirë teksa pozoi para aparateve, nënshkroi autografe për fansat e shumtë të mbledhur e më pas iu bashkua Pattinson që kishte zgjedhur një kostum jeshil për këtë premierë.

Çifti i filmit dhe i jetës për muaj me radhë ishte në qendër të vëmendjes së mediave gossip, sidomos gjatë muajve të verës kur TMZ publikoi disa foto në momente intime të Kristen me regjisorin e filmit “Borëbardha dhe Gjuetari”, Rupert Sanders.

Pas javësh të tëra në mëdyshje Pattinson pranon ndjesën e Kristen që në një deklaratë publike tha se “ishte një moment dobësie dhe se nuk ka dashur të lëndojë asnjë prej të afërmve të saj, e sidomos Robert”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA