Stallone në Romë, takim me të rinjtë

13/11/2012 00:00

“Të vdesësh është e thjeshtë. Të jetosh është e vështirë, por kjo është arsyeja përse jemi mbledhur këtu”.

Kështu ka thënë Sylvester Stallone, i cili ndodhet në Romë, ku është takuar me një grup të rinjsh të një lagjeje periferike.

I ftuar në Festivalin e Romës, ku më 14 nëntor do prezantohet filmi “Bullet to the head”, Sly ka vizituar edhe bashkinë e Romës, ku kryetari Gianni Alemanno i ka dhuruar ujkonjën e kryeqytetit.

“Do ta vendos në vend të statujës së Oscar-it”, ka thënë duke falenderuar mikpritësit aktori, i cili rrënjët e origjinës i ka pikërisht nga Italia.

Përveç filmave ku do të interpretojë i vetëm, Sly ka në plan edhe episodin e tretë të sagës “Mercenarët”, filmi i dytë i të cilës arriti sukses në kinematë e të gjithë botës.

Për protagonistët e episodit të tretë në forumet e ndryshme në internet qarkullojnë emrat e Wesley Snipes, Steven Seagal, Antonio Banderas dhe madje Harrison Ford.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA