Pele shtrohet në spital

13/11/2012 19:10

Legjenda e futbollit botëror, Edson Arantes do Nascimento “Pele”, u shtrua ditën e martë në një spital në Sao Paulo.

Lajmi u raportua nga mediat braziliane, të cilat iu referuan burimeve spitalore.

Një zëdhënës i spitalit “Albert Einstein” konfirmoi praninë e 72-vjeçarit në spital, por nuk ofroi më shumë informacione mbi problemet që bënë Pelenë të kishte nevojën e ndihmës mjekësore.

Megjithatë, sipas të përditshmes “Folha de Sao Paulo”, e cila iu referua një “miku” të paidentifikuar të Pelesë, ai iu nënshtrua një operacioni në ije, për të korrigjuar një problem që kishte me kockën e femurit.

Top Channel