Nga India tableta “low cost”

13/11/2012 00:00

Nuk do të jetë “cool” si iPad Mini apo inovative si Surface, por Aakash
2, tableta e sapoprezantuar e qeverisë indiane, ka nxitur një
konkurrencë të fortë në një pikë tejet të ndjeshme, çmimi.

Në fakt ajo kushton 32 euro dhe përmes lehtësive shtetërore çmimi përgjysmohet, duke e bërë tabletën më të lirë në botë.

Edhe pse është prodhuar me qëllimin për të nxjerrë nga analfabetizmi informatik pjesën dërrmuese të popullsisë indiane, platforma mund të realizojë edhe ëndrrat “low cost” edhe në Perëndim.

Tableta quhet Aakash 2, që do të thotë “qiell i kaltër” dhe ka një proçesor prej 1 Gigahertz, një memorie prej 512 megabyte, një ekran 7 polësh dhe një sistem operativ Android që mundëson lidhjen me Google Play Store.

Nuk mungojnë gjithashtu aksesorët e konsideruar të domosdoshëm për një përdorim tërësor të platformës, si videokamera dhe lidhja wifi. Versioni tregtar është vënë në dispozicion të të interesuarve në disa dyqane online.

Top Channel