Kidman: Mendoja se martesa me Tom Cruise ishte perfekte

13/11/2012 21:50

Ata dukeshin si çifti perfekt derisa Tom Cruise u nda nga bashkëshortja e tij Nicole Kidman. Tani, pasi kanë kaluar 11 vite, Kidman flet për shokun që kaloi pas divorcit.

“Mendoja se jeta jonë së bashku ishte perfekte. Kishim 10 vite të martuar dhe nuk e prisja ndarjen. Mu desh shumë kohë të shërohesha. U shokova”, tregon aktorja e famshme për revistën ‘DuJour’.

“Ishim shumë të lumtur dhe ishim izoluar nga pjesa tjetër e botës. U bëmë të varur nga njëri-tjetri”, shton aktorja australiane.

Kidman, e cila është e martuar aktualisht me Keith Urban, u martua me Tom Cruise kur ishte vetëm 23 vjeç: “Kisha rënë kokë e këmbë në dashuri. Për Tomin mund të bëja gjithçka, por tani jam e lumtur me jetën time.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA