Keira Knightley: Hollivudi nuk pranon gjoksin e vogël
13/11/2012 15:15
Keira Knightley është shprehur se Hollivudi gjithmonë i ka rritur numrin e gjoksit në posterat e filmave të saj.
Aktorja britanike, në një intervistë për revistën ‘Allure’, thotë: “Gjithmonë më kanë zmadhuar gjoksin në posterat reklamues të filmave. Më vinte inat kur zmadhimi ekzagjerohej. Në filmin e vitit 2004 “Mbreti Artur” nuk më ka pëlqyer aspak posteri.”
“Mendoj se njerëzit nuk janë të interesuar aspak për gjoksin tim sepse unë nuk kam fare. Për këtë arsye nuk e kam problem të xhiroj skena gjysmë e zhveshur”, deklaroi Keira Knightley.
Aktorja aktualisht është duke promovuar filmin e saj më të ri me titull “Anna Karenina”.
Top Channel