
Me një pamje serioze, veshur me kostum dhe një çantë që tregonte se ishte një person i biznesit, një mashkull aziatik u vendos në qendër të vëmendjes në një stacion metroje në Londër.
Biznesmeni në gjendje totalisht të dehur provon për minuta me radhë të zbresë shkallët e lëvizshme në krahun e gabuar. “Eci” për metra të tëra, por pa ndryshuar vendndodhjen.
Gjesti shkaktoi të qeshura tek kalimtarët e rastit, disa prej të cilëve mundohen ta ndihmojnë, por shumë përpjekje dështuan; biznesmeni ishte i vendosur në rrugëtimin e tij.
Autori i videos amatore thotë se pas shumë përpjekjesh për ta bindur që ishte në “korsinë” e gabuar, i dehuri bindet, vendos të braktisë misionin e tij të vështirë dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Top Channel