Modeli i brezit të pestë të “iPhone” mund të ketë dalë në shitje për vetëm disa javë, por ndërkohë, zërat se “Apple” është pranë lëshimit të “iPhone” të ri, modelit “5S’, po bëhen gjithmonë e më të shpeshtë.
Një faqe kineze publikoi të martën një artikull, në të cilin shkruhej se testimi i modelit të ri do të nisë në muajin dhjetor, ndërsa ai mund të nxirret në shitje duke nisur nga tremujori i parë i 2013-s.
Nuk është ende e qartë se çfarë modifikimesh dhe përparësish do të ofrojë modeli i ri.
””Apple” ka përshpejtuar procesin e prodhimit të pjesëve të reja, të cilat do të përdoren në modelin e ri të “iPhone 5S”, shkruante uebsajti, duke iu referuar burimeve të sigurta brenda linjave të prodhimit që ndodhen në Kinë.
”Njëkohësisht, “Apple” ka përshpejtuar punën për prodhimin e modelit të ri të iPad, duke qenë se resolucioni dhe qartësia e imazhit të modelit të fundit ishte më e ulët se objektivi i vendosur”.
Megjithatë, sipas ekspertëve, fillimi i testimit të modelit të ri nuk mund të shërbejë si provë për përgatitjen e nxjerrjes në shitje të “5S”, ndërsa besohet se diçka e tillë do të shtyhet deri në fundin e vitit të ardhshëm.
Lajmi për prodhimin e modelit të ri të “Apple” erdhi ndërsa “Galaxy S3” i “Samsung” theu dominimin e “iPhone” për smartphome më të shitur në dy vitet e fundit.
”S3”-shi u ngjit në krye të renditjes së smartphone të shitur në tremujorin korrik-shtator, me 18 milionë ekzemplarë, nga 16,2 të shitur prej iPhone në të njëjtën periudhë.
Top Channel