Maja e Malit të Kilimanxharos, më i larti në Afrikë dhe më e larta në botë e llogaritur nga baza e fillimit të malit, mund të zhvihesht së shpejti nga akulli, paralajmëruan shkencëtarët.
Midis vitetit 1912 dhe 2011, masa e akullit në majën e ndodhur 5 895 metra mbi nivelin e detit, ne majen e katert më te larte në botë (llogaritur në vargmale të ndryshme), është reduktuar me 85% dhe procesi është përshpejtuar si rrjedhojë e ngrohjes globale.
Nëse shkrirja do të vazhdojë me këto ritme, maja vullkanike e ndodhur në veri të Tanzanisë, do të jetë tërësisht e zhveshur brenda 50 viteve të ardhshme, parashikojnë ekspertët e NASA-s.
Kimberley Casey, e Agjensisë Hapësinore Amerikane “Goddard Space Flight Center”, pas të dhënave shqetësuese të grumbulluara nga satelitët, vizitoi se fundmi më parë majën e Kilimanxharos dhe vërtetoi se pjesa veriore e akullnajës, një prej më të mëdhave në botë, ka pësuar të çara dhe po shkëputet prej masivit mijëravjeçar.
Kështu, nën efektin serë që pritet të vazhdojë të përkeqësohet në vitet në vazhdim, maja që dikur mahniti edhe autorin Ernest Heminguej, i cili nga kjo majë u frymëzua për të shkruar “Dëborat e Kilimanxharos”, shumë shpejt mund të zhduket nga faqja e globit.
Top Channel