McConaughey, “skelet” në sheshxhirim
12/11/2012 12:35
Matthew McConaughey është paraqitur në Nju Orlins i dobësuar në mënyrë ekstreme për xhirimin e filmit ‘The Dallas Buyers Club’, ditën e dielë.
Aktori 42-vjeçar, të cilin jemi mësuar ta shikojmë të mbushur, po interpreton Ron Woodroof, një personazh real të prekur nga AIDS, i cili ka vdekur në vitin 1992.
Në fillim të këtij viti, Matthew McConaughey u shfaq në kinema tepër muskuloz në filmin Magic Mike, ndërsa tani ka kaluar në ekstremin tjetër duke humbur 14 kilogramë.
Brad Pitt dhe Ryan Gosling kanë qenë kandidatë për rolin e Woodroof, por në fund u përzgjodh McConaughey, i cili ka disa muaj që pi vetëm çaj dhe nuk njeh më karbohidrate.
Top Channel