Anne Hathaway në filmin “Të Mjerët” interpreton rolin e Fantine, një nënë e cila detyrohet të hyjë në rrugën e prostitucionit për të mbajtur vajzën e saj të vogël dhe që është e sëmurë me tuberkuloz.
Për këtë rol aktorja amerikane ka humbur rreth 12 kilogramë dhe ka prerë flokët shumë shkurt për të sjellë tek publiku një femër të mjerë të shekullit të XIX në Francë.
29-vjeçarja tha për revistën ‘Vogue’ se përgatitja për rolin dhe xhirimet e shkatërruan “fizikisht dhe emocionalisht”.
“Unë falenderoj bashkëshortin tim që më mbështeti në një periudhë aq të vështirë për mua dhe më kuptoi”, theksoi Anne Hathaway.
Gjithsesi, tani aktorja ka ardhur sërish në formën e mëparshme, ashtu siç duket në kopertinën e revistës.
Top Channel