Demi Moore feston 50-vjetorin në Dubai

12/11/2012 13:40

Ky ka qenë një vit shumë i vështirë për Demi Moore dhe për këtë arsye aktorja ka vendosur të festojë 50-vjetorin e lindjes shumë larg shtëpisë.

Protagonistja e filmit “Shpirti” ka nisur festën javën e kaluar në Abu Dabi, para se të vizitonte Indinë, ndërsa tani është sërish në Dubai, sipas mediave rozë.

Së bashku me shoqet e saj, aktorja e famshme është parë në Monte Carlo Beach Club javën e kaluar. Më pas, shkoi në Jondhpur të Indisë ku mori pjesë në festën e Naomi Campbell, e cila gjithashtu mbushi 50 vjeç.

Sipas revistës ‘People’, Demi Moore u kthye në Dubai për festën e saj që u zhvillua ditën e dielë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA