Telashe për legjendën amerikane të skive, Bode Miller arrestohet për posedim droge Edhe këtë javë nuk munguan incidentet në shkallët e stadiumeve shqiptare dhe këtë herë protagonistë ishin punonjës të Policisë së Shtetit, ata që në të vërtetë duhet të ruajnë qetësinë në stadiumet shqiptare.
Në një kohë kur të gjithë apelojnë për prani më të madhe të femrave në stadium, policia e Fierit i nxjerr jashtë ato duke i tërhequr zvarrë.
Në një filmim amator tregohet sjellja harbute e uniformave blu ndaj tifozëve në shkallët e stadiumit. Policia pasi ka bërë shoqërimin jashtë të dy tifozëve ultras të Teutës, ka tentuar të nxjerrë me forcë edhe një femër.
Ka mjaftuar ndërhyrja e tifozëve të tjerë në shkallët e stadiumit për t’u përshkallëzuar tensionet dhe për disa momente, ka patur përleshje mes policisë dhe të pranishmëve. (Shih videon pa koment)
Top Channel