Jose Mourinho këmbëngul: Reali i Madridit? Nuk kam pasur asnjë kontakt. Përsa iu përket 10 kërkesave…
Pak ka pasur lidhje me një ndeshje futbolli ndeshja e kampionëve të Italisë, Juventusit me Peskarën.
Rezultati 1-6 konfirmon fitoren e thjeshtë, shkatërrimtare dhe shfryrëse të bardhezinjve të cilët prej kohësh janë vënë nën shënjestrën e polemikave për favorizimet nga gjyqtarët.
Gjithsesi, përball Peskarës, një skuadre relativisht të dobët, kampionët e Italisë bëjnë ç’të duan dhe fakti i shënimit të pesë golave në 45 minutat e para tregon qartë se përball skuadrës së Kontes nuk kishte rival.
3 gola të Kualiarelës më pas Vidal, Xhovinko dhe Azamoa vulosin gjithcka në 6-1, në një konkurencë mes lojtarëve të Juventusit se cili shënonte më bukur, ndërkohë që golin e nderit për Peskarën e shënon Kashione që në pjesën e parë.
Me këtë fitore përkohësisht Juventusi çon në 4 pikë diferencën me ndjekësit e Interit të cilët luajnë ditën e dielë.
Ndeshje tjetër e së shtunës mes Kaliarit dhe Katanias përfundoi në barazim 0-0.
Top Channel