A do të takohej me Juelën? Greta sqaron përplasjen mes tyre: Më ka sulmuar ashpër, do e pyesja për…
Fansat “heroikë” britanikë pritën me padurim Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian në një qendër tregtare në Londër, ku disa prej tyre kaluan natën pa gjumë për të mbajtur radhën e për të parë nga afër vajzat gossip.
Koha e familjes Kardashian ishte e kufizuar dhe në dijeni të kësaj, fansat, kryesisht adoleshentë, nxituan dhe thyen barrierat e sigurisë për të parë nga afër Kim, Khloe dhe Kourtney.
Këto të fundit falenderuan fansat për mikpritjen dhe firmosën autografe për disa prej tyre.

Policia dhe forcat private të sigurisë u përleshën me turmën në portat hyrëse të qendrës tregtare për të ndalur kaosin e shkaktuar nga nxitimi dhe kureshtja e fansave.

Kim, Khloe dhe Kourtney ndodheshin në Londër për të përuruar koleksionin e ri të veshjeve “Kardashian Colletion”.

Top Channel