Çmimet e Festivalit të Filmit

10/11/2012 00:00

Lindje-Perëndim-Lindje i regjisorit Gjergj Xhuvani është filmi më i mirë i Festivalit të 13-të të Filmit Shqiptar që u zhvillua nga data 3 deri në 9 nëntor në Tiranë.

“Kur anija mbytet, faji është i kapitenit, kur anija del në breg, edhe Muço ka të drejtë të mburret, kështuqë unë dua të falenderoj të gjithë stafin që ka punuar me përkushtim për të arritur në këtë film”, tha vetë regjisori Gjergj Xhuvani.

Aktorja më e mirë protagoniste u shpall Luli Bitri në filmin “Amnistia” i Bujar Alimanit, që u cilësua edhe si regjisori më i mirë i festivalit. Aktori më i mirë protagonist Fadil Hasa, në filmin “Mao Ce Dun”. Aktorja më e mirë joprotagoniste, një nga emrat e njohur të kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila gjatë fjalimit të saj të shkurtër dha një mesazh domethënës për aktrimin e të mëdhenjëve që nuk njeh moshë.

“Unë edhe tani në këtë moshë, pres me kënaqësi kur me bie ndonjë telefon, kur me troket dera për një rol të ri”, deklaroi aktorja Xhepa.

Aktori më i mirë joprotagonsit Besart Kallaku në filmin “Gjallë”.

Ishin këto disa  nga cmimet që u dhanë gjatë mbrëmjes gala që mbylli festivalin. Gala, që në fakt vetëm emrin kishte të tillë, duke konsideruar organizimin aspak të denjë për eventin e rëndësishëm të kinematografisë vendase që mblodhi kineastët, por edhe publikun në masë gjatë ditëve të zhvillimit të tij.

Organizim që linte për të dëshiruar në formë dhe përmbajtje, me gabime të rënda që cuan deri edhe në ndërprejen për disa minuta të mbrëmjes. Në fakt nuk është hera e parë që mbrëmje të tilla i prezantohen publikut shqiptar, që megjithë mungesën e respektit që tregohet ndaj tij, në të tilla raste vazhdon t’i ndjekë, ndoshta me shpresën se të ardhshmit do të jenë më dinjitozë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA