Rihanna: Lidhja me Chris Brown përfundoi

09/11/2012 16:00

Rihanna ka zbuluar se lidhja e saj me Chris Brown ka përfunduar. Këngëtarja e famshme, e cila kohët e fundit u pajtua me reperin amerikan, ka thënë se nuk janë më bashkë.

“Nuk jemi më të lidhur, por kemi mbetur miq”, theksoi 24-vjeçarja në një intervistë në Facebook.

Në vitin 2008 Chris Brown dhunoi partneren e tij Rihanna dhe u dënua me punë të detyruar dhe një program rehabilitimi.

Por kohët e fundit dy këngëtarët janë parë së bashku në shumë evente. Kur mendohej se pajtimi i tyre do të zyrtarizohej, ja ku vjen edhe kjo deklaratë e 24-vjeçares që mbyll gjithçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA