Ora e Clapton, në shitje për 2,6 mln paund
09/11/2012 11:30
Ora e legjendarit Eric Clapton është nxjerrë në ankand dhe pritet të shitet për shumën e pabesueshme të 2,6 milionë stërlinave.
Një orë jashtëzanisht e rrallë e “Patek Philippe”, ajo është një prej dy ekzemplarëve të vetëm të prodhuar me platin të kushtueshëm dhe do të dalë në shitje javën e ardhshme në Gjenevë.
Ekzemplari i dytë i kësaj ore ndodhet në një muze.
Ankandi i orës së Clapton vjen pasi pikturat që i përkisnin kitaristit dhe këngëtarit Gerhard Richter u shotën për 21,3 milionë paund në një ankand të mbajtur këtë javë në Londër.
Richter bleu këtë koleksion për dy milionë paund dhjetë vjet më parë.
Top Channel