NBA, Lakers shkarkojnë trajnerin

09/11/2012 20:35

Los Angeles Lakers nuk do të drejtohen më nga trajneri Mike Brown. Pas nisjes katastrofike të sezonit në NBA (1 fitore dhe 4 humbje), drejtuesit e ekipit kalifornian kanë vendosur të shkarkojnë teknikun që erdhi tek Lakers-at në verën e vitit 2011.

Edhe pse kanë blerë dy yje të NBA si Steve Nash dhe Dwight Howard, Lakers renditen të fundit në Konferencën e Perëndimit.

Bernie Bickerstaff do të marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës ku militojnë gjithashtu Kobe Bryant e Pau Gasol, ndërkohë që mediat amerikane publikojnë se pasardhësi i Mike Brown në stol mund të jetë Jerry Sloan ose Mike D’Antoni.

Top Channel