Mark Wahlberg në sagën Transformers

09/11/2012 15:35

Mark Wahlberg do të zëvendësojë aktorin Shia LaBoeuf si protagonisti kryesor në filmin e katërt të sagës me robotë Transformers.

Regjizori Michael Bay njoftoi zëvendësimin e LaBoeuf ditën e enjte në blogun e tij: “Mark Wahlberg është një aktor i mrekullueshëm. Kam punuar me të në filmin ‘Pain and Gain’ dhe jam shumë i lumtur që do të punoj sërish tek Transformers. Një aktor si ai është perfekt për të vazhduar sagën.”

Transformers 4 do të shfaqet në kinema më 27 qershor të vitit 2014 dhe Michael Bay theksoi se saga do të marrë një drejtim krejt tjetër nga tre filmat e parë.

Mark Wahlberg është 41 vjeç, 15 vite më i vjetër se Shia LeBoeuf, i cili në gusht ishte shprehur se nuk do të ishte më pjesë e filmave që grumbullojnë shumë para’ në box office pasi studiot “e kanë me të futur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA