Heidi Klum: Kam rënë në dashuri

09/11/2012 16:10

Heidi Klum më në fund ka pranuar publikisht se ka rënë në dashuri me truprojen e saj, Martin Kristen.

Modelja 39-vjeçare, e cila u nda në janar të vitit 2012 nga këngëtari Seal pas shtatë vitesh martesë, e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e re gjatë gjithë kësaj kohe.

Në një intervistë për revistën gjermane ‘Bunte’, Klum shprehet: “Fëmijët e mi e duan shumë Martinin. Kjo është vetëm një nga arsyet për të cilat edhe unë e dua shumë. Ka katër vite që më ndihmon dhe di si të kujdeset për fëmijët e mi. Kam shumë besim tek ai.”

“Gjithmonë do të ketë njerëz që do të kritikojnë veshjen time, flokët dhe personat me të cilët qëndroj, por njeriu duhet të bëjë atë që e bën të lumtur. Këtë rregull unë e ndjek pikë për pikë”, deklaroi Klum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA