Daniel Craig: James Bond nuk është homo

09/11/2012 15:10

Daniel Craig ka theksuar se nuk do të ketë kurrë një James Bond homoseksual. Aktori, i cili interpreton agjentin 007 në filmin Skyfall (e ka interpretuar edhe në dy filmat e mëparshëm Casino Royale dhe Quantum of Solace), e ka qartësuar këtë gjë pas spekullimeve që kanë lindur mbi seksualitetin e personazhit të famshëm duke u nisur nga marrëdhënia e tij me “të keqin” Raul Silva (i interpretuar nga Javier Bardem).

Skena në fjalë tregon Raulin duke përkëdhelur këmbën dhe gjoksin e James Bondit, kur ky është i lidhur në një karrige. Skena përfundon me frazën e agjentit 007: “Cfarë të bën të mendosh se kjo është hera e parë për mua?”

Craig deklaroi për E! Online: “Nuk mund të imagjinoj kurrë një James Bond homoseksual sepse ai thjesht nuk është i tillë. Edhe personazhi i Javier Bardem nuk është homo.”

Ndërsa aktorja Naomi Harris nuk u tregua kaq kategorike: “Mendoj se gjithçka është e mundur. Kurrë nuk i dihet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA