“Skandali” i Shtëpisë së Bardhë

08/11/2012 00:00

Zgjedhjet në SHBA sapo përfunduan, me rizgjedhjen e Obamës që sipas
mediave ndërkombëtare siguroi mandatin e dytë në saj të mbështetjes ndaj
klasës së mesme dhe asaj të varfër.

Por pavarësisht përkushtimit të presidentit ndaj popullit, një serial i transmetuar më herët gjatë vitit në televizionet amerikane tregoi aferat e pista që ndodhin në Shtëpinë e Bardhë.

Intriga, gënjeshtra, sekrete por edhe ndjenja janë elementët që përmban seriali “Scandal”, një thriller politik i transmetuar në FoxLife dhe që ka marrë dritën jeshile për një sezon të dytë.

I frymëzuar nga personazhi i Judy Smith, numri dy i zyrës së shtypit të presidentit të dikurshëm George Bush dhe më pas zëdhënëse e Monica Lewinsky në skandalin Clinton, “Scandal” mban firmën e krijueses së “Grey’s Anatomy”, Sonda Rihmes.

E vendosur, ironike, e bukur dhe e pamëshirshme, protagonistja kryesore e serialit është Olivia Pope, e interpretuar nga aktorja Kerry Washington.

Pas vitesh të tëra në drejtimin e zyrës së shtypit të presidentit të Amerikës, Pope vendos të hapë një studio private, duke rekrutuar disa kolegë, etika e të cilëve është e barabartë me zero.

Detyra e tyre është vetëm një: të mbulojnë dhe të fshehin me çdo mënyrë zërat dhe skandalet e klientëve të tyre. Dhe nuk bëhet fjalë për klientë dosido, por për njerëz të pushtetshëm të lidhur kryesisht me presidentin e Shteteve të Bashkuara, krahu i djathtë i të cilit ka qenë pikërisht Pope.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA