Panairi i librit “Tirana 2012”

08/11/2012 15:40

Mbi 100 pjesëmarrës, ndër të cilët rreth 30 nga Kosova, Maqedonia e vise të tjera shqipfolëse, do të sjellin botimet e tyre në Panairin e Librit “Tirana 2012” që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga data 14 deri në 18 Nëntor.

1500 tituj të rinj do të ekspozohen ndër 60 mijë botimet që do të paraqiten në stendat e ndryshme të panairit. Kryetari i Shoqatës së Botuesve e cila organizon këtë event të përvitshem, Z.Petrit Ymeri, është shprehur se megjithëse ka patur bisedime me Ministrinë e Kulturës, nga ana e tyre nuk është ofruar akoma asnjë fond për të mbuluar shpenzimet e këtij eventi të rëndësishëm kulturor.

“Parashikohet që Ministria e Kulturës duhe të ndihmojë aktivitetet kombëtare, por deri tani asgjë”, thekson Ymeri.

Ndërkaq Ymeri ka pohuar se megjithëse këto dy vitet e fundit në Shqipëri, ashtu si dhe në vende të tjera të botës është vënë re një rënie në numrin e shitjeve në tregun e librit, këtë radhë do të ketë një numër edhe më të madh pjesëmarrësish të cilët do të kenë stendat e tyre të shpërndara në te tre katet e hollit të Pallatit të Kongreseve.

Ndër prurjet e reja ka shumë botime kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Në mbyllje të edicionit të 15 të panairit do të shpërndahen edhe çmimet për botimet më të mira, për seleksionimin e të cilave juria ka punuar prej disa muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA