Milan kontakton me Guardiolën

06/11/2012 19:40

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, ka programuar një takim pas ndeshjes Milan-Malaga me Pere Guardiolën, vëllain e Pep Guardiolës, ish-trajnerit të Barcelonës. Në këtë takim, sipas La Gazzetta dello Sport, do të jetë edhe Manel Estiarte, këshilltari i teknikut katalanas.

Klubi kuqezi ka publikuar një komunikatë në faqen zyrtare të internetit duke përgënjeshtruar këtë lajm, por gazeta më e madhe sportive italiane këmbëngul se ky takim do të zhvillohet.

Galliani, Pere Guardiola dhe Estiarte do të jenë së bashku në stadium për të parë ndeshjen Milan-Malaga dhe sipas gazetës ky është një justifikim i mirë për të nisur bisedimet mbi mundësinë e drejtimit të kuqezinjve nga Guardiola.

Ky është vetëm fillimi i negociatave të gjata. Kohë ka deri në qershor të vitit 2013.

Top Channel