Gjesti i “majmunit” çon në polici tifozin

06/11/2012 00:31

Fotografia e shkrepur gjatë përballjes së të mërkurës, për Kupën e Ligës, mes Chelseat dhe Manchester United në “Stamford Bridge”, tregon një tifoz duke imituar një gjest prej “majmuni”.

Gavin Kirkham, 28 vjeç, u detyrua të paguante një shumë garancie, pasi u mor në pyetje në një rajon të policisë londineze, ditën e hënë.

Sulmuesi i United, Danny Welbeck, besohet të kishte qenë objektivi i abuzimit në fjalë.

Policia Metropolitane tha se Kirkham u arrestua, pasi ishte thirrur fillimisht në rajonin e policisë në një takim. Ai u lirua, pasi pagoi një dorëzani, e vlefshme deri në nëntor.

Burime jashtë fushës së blertë – Në një zhvillim tjetër, zyrtarë të Ligës Profesioniste thanë se gjyqtari Mark Clattenburg nuk do të drejtojë asnjë ndeshje të fundjavës në vijim.

Chelsea e akuzoi arbitrin në fjalë, se kishte përdorur një fjalë raciste gjatë humbjes 3-2 ndaj Manchester United, këtë herë në Premier League, të luajtur më 28 tetor.

Clattenburg pohon të jetë i pafajshëm dhe asnjë prej asistentëve të tij, apo gjyqtari i 4-t, nuk e ka mbështetur akuzën e Chelseat.

Policia Metropolitane nisi gjithashtu një hetim rreth kësaj çështjeje, pasi mori një ankesë nga burime jashtë fushës së blertë.

Top Channel