Grupi No Doubt censurohet në Youtube

05/11/2012 10:05

Videoklipi më i ri i grupit No Doubt është hequr nga Youtube pasi shumë ankesa kanë ardhur nga komuniteti i indianëve të Amerikës. Në videon e këngës “Looking Hot” shfaqej vokalistja Gwen Stefani e veshur si indiane dhe e lidhur nga disa kaubojsa.

Banda ka kërkuar menjëherë falje në faqen zyrtare të internetit: “Nuk ka qenë qëllimi ynë për të lënduar persona të caktuar. Ne jemi një bandë multietnike që respekton diversitetin e kulturave. Videoklipi ynë i ri nuk ka për qëllim të ofendojë indianët e amerikës, kulturën apo historinë e tyre.”

“Por pas konsultimeve me miq që kanë prejardhje të tillë dhe ekspertë historie, kemi kuptuar që kemi bërë gabim. Për këtë arsye e kemi hequr menjëherë këtë videoklip”, shton deklarata e publikuar në faqen zyrtare.

“Looking Hot” është kënga e dytë që lançohet nga albumi më i ri i grupit me titull “Push and Shove”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA