La Liga pa surpriza, Barça-Real fitojnë

04/11/2012 08:25

Barcelona ka mundur 3-1 Celta Vigon në javën e 10-të të Primera Division, ndërsa Reali ruajti hapin duke u përgjigjur disa orë më vonë me një fitore të pastër ndaj Zaragosës (4-0), e 100 për Mourinhon në drejtimin e klubit.

Skuadra “blaugrana” arriti të marrë tre pikët e rradhës falë golave të Adrianos, Villas dhe Jordi Albës, ndërkohë që për skuadrën mike golin e vetëm e shënon Bermeho.

Ndërsa Messi nuk arriti të shënojë në këtë ndeshje duke mos i dedikuar dot të birir të tij të sapolindur, Thiago, një gol.

Me fitore i është përgjigjur një orë më vonë këtij rezultati edhe Reali i Madridit, i cili ka shkatërruar 4-0 Zaragozën, duke bërë kështu Mourinhon trajnerin e pestë në historinë e klubit që realizon 100 fitore, por të parin që e bën këtë kaq shpejt (në vetëm 132 ndeshje).

Për skuadrën madrilene, golat u shënuan nga Higuain, Di Maria, Essien dhe Modriç.  

Top Channel