Katy Perry përdori të gjithë talentin dhe pamjen e saj të shkëlqyer për të ndihmuar Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, që të fitojë një mandat të dytë 4-vjeçar.
Këngëtarja e mirënjohur ishte tërheqja kryesore për publikun, pas Presidentit, në një fjalim elektoral të zhvilluar në Miluoki, Uiskonsin, një shtet i lëkundur i cili mund të përcaktojë shumë më zgjedhjet e 6 nëntorit.
28-vjeçarja Katy u paraqit përpara publikut me një fustan blu me të bardhë, në të cilin ishte shkruar vertikalisht fjala “Forëard” (“Përpara”), që është edhe sllogani i fushatës zgjedhore të Obamës.
Perry, e cila ngrohu publikun përpara masazhit të rëndësishëm elektoral me disa prej këngëve të saj më të njohur, këndoi si këngë të parë “Let’s Stay Tohether”, hitin e legjendarit Al Green.
Top Channel