Bundesligë, vazhdon shkëputja e Bayernit

04/11/2012 08:40

Bajerni i Mynihut ka arritur të hedhë pas krahëve shumë shpejt humbjen me Leverkusenin dhe shkëputet sërish në krye të klasifikimit një javë më pas.

Bavarezët kanë arritur të fitojnë bindshëm me Hamburgun 3-0, duke e çuar në shtatë pikë avantazhin me Schalken, e cila u mund 3-2 nga Hoffenheimi.

Shweinsteiger, Muler dhe Kroos janë autorët e tre golave për Bajernin, ndërkohë që kampionët e Borussias nuk shkuan dot më shumë se një barazim pa gola me Stuttgartin.

Në ndeshjet e tjera, Moenshengladbah barazon 1-1 me Freiburgun, Hannoveri mundi 2-0 Augsburgun dhe 1-0 fiton Nurembergu me Wolfsburgun.

Top Channel